Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë–Durrës që i mori jetën një 18-vjeçari, policia arreston shoferin
Një aksident me pasojë tragjike ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një të riu dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, është arrestuar shtetasi D. D., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përplasja rezultoi fatale për një nga pasagjerët.
Viktima është identifikuar si E. B., 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda. Dy të plagosurit e tjerë, drejtuesi i mjetit D. D. dhe pasagjeri tjetër E. Sh., 19 vjeç, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.