Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Milot, identifikohet viktima (EMRI)

Bled Sokoli është viktima e aksidentit në superstradën Lezhë-Milot mbrëmjen e së dielës. 23-vjeçari drejtues i mjetit “Opel” mbeti viktimë e përplasjes së dyfishtë me një fuoristradë tip “Toyota”.

Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes prej Policisë Rrugore, bëhet me dije se parakalimi i gabuar i mjetit me të cilin lëvizte viktima, dyshohet se është bërë shkak për aksidentin tragjik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, teksa Policia mori në pyetje drejtuesin e mjetit të tretë, një fuoristradë tip “Toyota”, me të cilën viktima u përplas para se makina e tij të përmbysej jashtë rruge.

Grupi hetimor nuk mundi ta identifikonte menjëherë viktimën e aksidentit, teksa hetimet për dinamikën dhe shkaqet ende vijojnë.