Aksidenti rezulton fatal për 65-vjeçaren, policia shpall në kërkim autorin (EMRAT)

Selime Qelemeni është viktimë e përplasjes së ndodhur ditën e sotme në fshatin Bulgarec.

65-vjeçarja po udhëtonte në këmbë, teksa u përplas nga një automjet, që sipas policisë drejtohej nga Guri Metko.

27-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim nga policia, teksa e ndjera humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.