Aksidenti tragjik në Vorë/ Policia jep detaje: Humb jetën 19-vjeçari, plagosen rëndë dy të tjerë
Një aksident me vdekje është shënuar rreth orës 00:40 në autostradën Tiranë-Durrës ku një 18-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një karburant.
Sipas policisë përplasja ka rezultuar fatale për 19- vjeçarin E.B., i cili ka humbur jetën.
Ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.