Aksidenti ku humbi jetën Fatjon Kasaj, arrestohet drejtuesi 80-vjeçar i makinës
Pas aksidentit me vdekje ku humbi jetën Fatjon Kasaj 22-vjeç, është vënë në pranga shtetasi J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin tip ‘Peuget’që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë. Përplasja ishte e fortë dhe fatale për 22-vjeçarin i cili humbi jetën në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme ndodhi rreth orës 14:47 në afërsi të fshatit Lapardha në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.