Aksidenti në punë i merr jetën 61-vjeçarit në Kurbin, policia shpall në kërkim tre shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku ka humbur jetën në punë një 61-vjeçar.

Nê momentin e aksidentit,  ishte duke punuar në lavatricen e zhavorrit.

Policia e Kurbinit njoftoi se shtetasi me inicialet F.H është rrëzuar nga një lartësi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, ku ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Blutë ka shpallur në kërkim tre persona me akuzën për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: ⁠Kastriot Lleshaj, 53 vjeç, dhe ⁠Mark Lleshaj, 59 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, Kurbin, (vëllezër) dhe të shtetasit ⁠Ilirjan Xhixha, 58 vjeç,(drejtues teknik) për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në lavatriçen e zhavorrit në Skuraj, Kurbin në pronësi të dy vëllezërve, shtetasi F. H., 61 vjeç, banues në Milot, Kurbin, ditën e djeshme gjatë punës është rrëzuar nga një lartësi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, ku ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, njoftoi zyrtarisht policia.