Aksidenti në Peshkopi me çiftin e bashkëshortëve, ndërron jetë gruaja te Spitali i Traumës
- 23 July, 2025
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në orën 15:00 tek Ura e Luznis në fshatin Hotesht të Dibrës.
Një automjet është gjetur i përmbysur në oborrin e një banese, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur çifti Hajri Cera dhe Arta Cera.
Kjo e fundit është dërguar në gjendje të rëndë me helikopter për në spitalin e Traumës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës, si pasojë e plagëve të marra.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ