Aksidenti në Durrës-Tiranë/ Nesër do të festonte ditëlindjen, ky është 20-vjeçari që ndërroi jetë tragjikisht (FOTO+Emri)
- 18 November, 2024
Një aksident tragjik i mori jetën një të riu në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit.
Viktima Sabri Kreka pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor, por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate.
Sipas burimeve policore, automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga pasi ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë.
Tags:
sabri kreka
Regjistrohu në buletinin tonë informativ