Aksidenti me vdekje ku humbi jetën 29-vjeçarja, arrestohet 37-vjeçari që e shkaktoi

Një aksident i rëndë me pasojën një të vdekur dhe 2 të plagosur ndodhi të dielën në vendin e quajtur Qesarat, në rrugën kombëtare Memaliaj-Krahës ku përplasën 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën shtetësja , Dh. I., 29 vjeçe, bashkëshortja e drejtuesit të njërit prej automjeteve, shtetasit L. I., 35 vjeç,  i cili mbeti i plagosur rëndë. Policia bën me dije se arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.