Aksidenti me 38 persona të vdekur në Greqi, Ministria e Jashtme del me deklaratë: Deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë në lidhje me aksidentin tragjik në Greqi ku dy trena u përplasen kokë me kokë.

Ministria konfirmon se deri tani nuk ka ende informacione për shqiptarë në radhë të viktimave apo të plagosurve nga aksidenti tragjik në Greqi.

Në cilësinë e Këshilltares për Median, ju bëj me dije se Ministrja është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin.

Deri më tani nuk ka ende informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje”, thuhet në reagim.