Aksidenti i rëndë te mbikalimi i Saukut, ndërron jetë një vajzë 25-vjeç, policia jep detajet nga ngjarja

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Saukut, tek mbikalimi. Një automjet që dyshohet se vinte me shpejtësi, ka rënë nga mbikalimi duke çarë bordurat.

Policia ka konfirmuar se një vajzë 25-vjeç ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur, të gjithë nga makina që ka rënë nga mbikalimi.

Automjeti vinte nga unaza lindore, pra nga shkoza për te tegu jo nga elbasani, dhe ka rënë nga mbikalimi i tegut mbi kofanon e një mjeti jeter. Ka një viktimë dhe tre të plagosur nga mjeti që ra nga mbikalimi.