Aksidenti i frikshëm në Fier! Humb jetën tek Trauma 21-vjeçari që u përplas nga makina, kishte pasion motorët
- 2 November, 2024
21-vjeçari i cili u përplas nga një makinë ndërroi jetë tragjikisht disa orë pas tek spitali i Traumës.
Klajdi Hatija po udhëtonte me motor në aksin Fier- Vajkan kur u përplas nga një automjet.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Dyshohet se makina i ka prerë rrugën motorit, sipas informacioneve dhe viktima është përplasur me derën.
Nisur nga postimet në rrjete sociale, i riu i kishte pasion motorët dhe shpejtësinë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ