Aksidenti ajror në Uashington me shumë viktima, reagin Trump: Situatë e keqe, duhej të ishte parandaluar

Donald Trump ka reaguar lidhur me aksidentin ajror në Uashington, ku një avion pasagjerësh është përplasur me një helikopter të ushtrisë.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump e ka cilësuar ngjarjen si një situatë të keqe, që mund dhe duhej të ishte parandaluar. Ai ka ngritur pikëpyetje mbi veprimet e kullës së kontrollit dhe pilotëve, duke vënë në dyshim arsyet pse helikopteri nuk u shmang.

“Avioni ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në avion për një periudhë të gjatë kohore. Është natë, dritat në aeroplan po flakëronin. Pse helikopteri nuk u ngjit apo nuk u kthye? Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte, në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin? Kjo është një situatë e keqe që duket se duhet të ishte parandaluar. JO MIRË!!!” – shkroi Trump.