Qeveria ruse ka paralajmëruar kundër promovimit të “hipotezave” në lidhje me shkakun e rrëzimit të aeroplanit me destinacion Rusinë ku humbën jetën 38 persona, aksident ajror tragjik që ndodhi të mërkurën në Kazakistan.
Disa ekspertë të aviacionit pretenduan se avioni i Azerbaijan Airlines ishte goditur nga sistemet e mbrojtjes ajrore mbi republikën ruse të Çeçenisë, ndërsa mediat pro-qeveritare në Azerbajxhan raportuan se zyrtarët kanë thënë se një raketë ruse shkaktoi ngjarjen tragjike.
Para se të rrëzohej pranë qytetit të Kazakistanit Aktau, avioni u devijua përtej Detit Kaspik, nga destinacioni i tij në Çeçeni në Kazakistanin perëndimor.
29 nga 67 personat në bord mbijetuan. Azerbajxhani mbajti një ditë zie kombëtare të enjten për viktimat e aksidentit.
“Kjo është një tragjedi e madhe”, tha presidenti Ilham Aliyev. Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi: “Do të ishte gabim të parashtronim ndonjë hipotezë përpara përfundimit të hetimit. Ne, natyrisht, nuk do ta bëjmë këtë dhe askush nuk duhet ta bëjë këtë. Duhet të presim derisa të përfundojë hetimi.”