Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën 16-vjeçari! 14-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën një 16-vjeçari dhe ka lënë të plagosur rëndë një tjetër adoleshent. Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Stom Golem”, ku dy të mitur udhëtonin me një motomjet.

Sipas burimeve paraprake, 16-vjeçari që po drejtonte motomjetin ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Përplasja ka rezultuar fatale për të, pasi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet ndodhej edhe një 14-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.