Aksident tragjik në Roskovec, dy makina përplasen “kokë më kokë” dhe marrin përpara 30 dele, humb jetën bariu

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Suk 1, Roskovec, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” dhe kanë marrë përpara një tufë me dele.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Marinzë-Suk 1, ku dy makina tip “Benz” u përplasën me njëra-tjetrën, duke dëmtuar mbi 30 krerë dele. Si pasojë, bariu i tyre, Festim Gllava, u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Të lënduar kanë mbetur edhe drejtuesit e dy automjeteve, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.