Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Lezhë-Laç, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Spitenit, kur drejtuesi i mjetit, sipas informacioneve, nuk ka arritur ta shohë këmbësorin, i cili po lëvizte pranë rrugës.
Drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësorin dhe ka vazhduar ta marrë zvarrë për disa metra, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ