Aksident tragjik në Laç-Mamurras, ‘BMW’-ja përplas për vdekje këmbësorin, viktima ende e paidentifikuar
- 8 June, 2024
Një aksident është regjistruar gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti. Mësohet se një mjet tip BMW ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sapo u njoftua për rastin, policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet.
Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ