Aksident tragjik në Kukës, humb jetën 51-vjeçari, arrestohet drejtuesi i automjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Kukës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një çiklomotor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i çiklomotorit, shtetasi S. M., 51 vjeç, ka humbur jetën në spital.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin A. B., i cili shkaktoi aksidentin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.