Aksident tragjik në Krujë, humb jetën shoferja 69-vjeçare, u përplas me një makinë tjetër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tapizë, Krujë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:10, kur dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve zyrtare, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja L. M., 69 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur jetën në vend.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër i mjetit, 33-vjeçari V. Z., është shoqëruar nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.