Aksident tragjik në Itali/ 2 të rinj humbin jetën, njëri prej tyre një 18-vjeçar shqiptar

Itali- Një aksident me vdekje ka ndodhur në Itali ku humbi jetën një 18- vjeçar shqiptar.

Shqiptari është identifikuar si Idris Kreshpaj, ndërsa viktimë tjetër ka ngelur edhe një 24-vjeçar maroken i identifikuar si Rida Sidrine. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët kanë pësuar fraktura dhe të nxira. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo. Makina në të cilin udhëtonin pesë djem, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me një mur të ulët gardh të një shtëpie.

Sipas mediave vendase mësohet se rrethanat janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera.