Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 47-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Peristerit, në Athinë, ku ka humbur jetën një taksist shqiptar.

Viktima është Gentian Kamberi, 47 vjeç, nga Tirana, i cili po drejtonte mjetin taksi me targa TAB-3674 kur është përplasur me një automjet tjetër me targa ITK-9340, që drejtohej nga 22-vjeçarja greke, Ekaterina Caci.

Si pasojë e përplasjes, shqiptari ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerët e saj kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira.