Aksident tragjik në Gjermani/ 5 viktima dhe disa të plagosur nga përplasja e autobusit
- 27 March, 2024
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në një autostradë në Leipzig, Gjermani. Sipas mediave lokale, autobusi u kthye në të djathtë të autostradës A9, e cila lidh Berlinin me Mynihun.
Rruga në drejtim të Mynihut është mbyllur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe helikopterë.
“Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit”, tha në një deklaratë kompania “Flixbus”, duke shtuar se po punonte me shërbimet e urgjencës.Rreth 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishin në bordin e autobusit që po udhëtonte nga Berlini në Cyrih.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ