Aksident tragjik në Bulqizë/ Makina del nga rruga, humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër

Një aksident i tragjik ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës.

Mësohet se, një automjet tip “Nisan” ka dalë nga rruga, për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë identifikuar si B.Gj. dhe D.Gj., ndërsa një tjetër pasagjer në mjet, shtetasi A.Gj., ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.