Aksident tragjik në Berat! Makina përplas nënën dhe fëmijën 2 vjeç. 30-vjeçarja ndërron jetë në vend

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës, rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, ku një grua ka humbur jetën dhe fëmija i saj ka mbetur i palënduar.

Shtetasi A. T., 25 vjeç, ka përplasur me automjetin e tij shtetasen L. Gj., 30 vjeçe, dhe fëmijën e saj 2-vjeçar, të cilët po ecnin në këmbë. Për pasojë, gruaja ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa fëmija ka shpëtuar pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)