Aksident tragjik në Berat! Makina del nga rruga, 33-vjeçari vdes në vend

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një viktimë.

Sipas policisë, mjeti tip BMW, i drejtuar nga shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në makinë, një 33-vjeçar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga autoritetet për t’u marrë në pyetje, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.