Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja shqiptare

Një 22-vjeçare nga Vlora ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë.

Izabela Kuteli, humbi jetën në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën.

Familjarët, bashkëfshatarët dhe miqtë kanë ndarë mesazhe prekëse ngushëllimi në rrjetet sociale, ndërsa dhimbja për humbjen e saj ka bashkuar zemrat e të gjithëve në këtë moment zie.