VIDEO/ Aksident tragjik në aksin Vlorë–Fier, humb jetën i riu, një tjetër në gjendje të rëndë (Emrat)
Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, ku ka humbur jetën një 19-vjeçar dhe është plagosur një 16-vjeçar, që është në gjendje të rëndë
Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi Luan Llanaj 19 vjeç ka ndërruar jetë ndërsa Tomor Brati 16 vjeçari i cili ishte në motor është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.