Aksident i rëndë! Përplasen dy makina, humb jetën një person, plagosen katër të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Pejë ku një person ka humbur jetën dhe katër persona janë plagosur.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00. Katër persona u lënduan, ndërsa një person humbi jetën,” tha zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Sipas tij mësohet se në aksident ishin përfshirë dy makina.