Aksident tragjik! Autobusi bie në greminë, 30 viktima dhe 14 të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur në Bolivi, ku një autobus që transportonte pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë të thellë. Raportohet se 30 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë.
Sipas raporteve të BBC, aksidenti ka ndodhur në një zonë malore, ku infrastruktura rrugore është e dobët, faktor ky që mund të ketë kontribuar në ngjarjen tragjike. Zyrtarët lokalë dyshojnë se shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia e shoferit mund të kenë qenë shkaqet kryesore të aksidentit.
Media lokale Unitel ka raportuar se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Bolivi për shkak të kushteve të vështira të rrugëve dhe mungesës së infrastruktures moderne.