Aksident në Vlorë/ Copë mjeti luksoz, dëmtohet rëndë shoferi


Aksident i rëndë në Vlorë.

Të përfshira janë dy makina tip “Mercedes” të cilat janë përplasur në hyrje të Lungomares. Ndryshimi i drejtimit të njërës prej tyre është bërë shkak i përplasjes.

Nga shpejtësia, automjeti tjetër ka shmangur dhe është përplasur me pemën anës rrugës. Përplasja ka bërë që drejtuesit i mjetit të marrë plagë të rënda në kokë.

Aktualisht ai po merr trajtimin mjekësor në spitalin e Vlorës, teksa policia ndodhet në vendngjarje.