Aksident në urën e Gjolës/ Kalimtari tenton të kalojë rrugën dhe përplaset nga automjeti

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës, në aksin rrugor Fushë Krujë–Vorë.

Sipas informacioneve paraprake, kalimtari ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është goditur nga një autoveturë që po lëvizte me shpejtësi. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit.