Aksident në Unazën e Madhe, makina përplas gruan që tentoi të kalonte autostradën, plagoset rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, në afërsi të mbikalimit të Saukut, ku një automjet ka përplasur një grua që ka tentuar të kalojë rrugën.
Burim bëjnë me dije se gruaja është përplasur në tentativë për të kaluar autostradën.
Përplasja ka qenë tepër e fortë duke bërë që gruaja të jetë në gjendje të rëndë për jetën.
Vlen të theksohet se e plagosura është gjetur shumë metra larg vendit ku ka ndodhur përplasja fillestare.
Ajo ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
“Më datë 11.04.2024, në Mjull Bathore, automjeti me drejtues shtetasin R. H. ka aksidentuar shtetasen N. L., 43 vjeçe, këmbësore, e cila është dërguar në spital, për mjekim. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.