Aksident në Tiranë/ Shoferi humb kontrollin, makina përfundon në Lanë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku një automjet ka përfunduar në lumin Lana, ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethit të Shkozës. Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.