Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me karrotrecin, plagosen 4 persona

Një aksident eshtë shënuar pak minuta më parë në zonën e 5 majit. Mësohet se një automjet tip golf 5 ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës. Më pas ka përlasur 4 djem të rinj që ishin në cep të rrugës. 3 prej tyre kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur dëmtime të lehta. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.