Aksident në superstradën Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një nënë dhe vajza e saj

Një aksident rrugor ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Gajushit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se mes të plagosurve ndodhen edhe një nënë me vajzën e saj.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.