Aksident në Shkodër/ Makina përplaset me një dyqan, plagosen shoferi dhe 3 familjarët e tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shëngjin–Velipojë, në fshatin Rrjoll, ku një automjet me targa kosovare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Sipas informacionit paraprak nga policia, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë, automjeti është përplasur me një dyqan në anë të rrugës për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë, të gjithë familjarë të tij.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.