Aksident në rrugën e “Arbrit”, lëndohet rëndë drejtuesi i mjetit, detajet nga ngjarja
- 15 March, 2023
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit në aksin Bulqiz- Shupenz, saktësisht në zonën e quajtur, Fushë Bulqizë.
Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga, e për pasojë është lënduar rëndë drejtuesi i mjetit.
Shoferi, Ramadan Meta, 25-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës, teksa pritet helikopteri për ta transferuar në Tiranë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ