Aksident në Prrenjas/ Mbetet një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prrenjas.Dy automjete, një me targa shqiptare dhe një me targa greke janë përplasur në vendin e quajtuar “Kthesa e Pishkashit”.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të automjeteve.

Aksidenti priret të ketë  ndodhur për shkak të motit të keq