Aksident në Lushnjë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset rëndë shoferi (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak orë më parë në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjes.

Automjeti që drejtohej nga Elnis Allkanjari ka dalë nga rruga, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shoferi.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti. I plagosuri është nisur drejt spitalit, në gjendje të rëndë.