Aksident në Lezhë/ “Audi” humb kontrollin dhe përplas pesë makina, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Një automjet tip “Audi” ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me disa makina të parkuara pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pesë automjete, ndërsa drejtuesi i “Audit” ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e qytetit për trajtim mjekësor.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.