Aksident në Laç/ Përplasen dy makina, plagoset rëndë njëri nga drejtuesit
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Laç-Patok ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë njëri nga drejtuesit është plagosur rëndë. Sipas policisë ai është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndërsa me drejtuesin tjetër po kryhen veprime procedurale përkatëse.
Njoftimi i policisë:
Kurbin /Informacion paraprak
Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.