Aksident në Kamëz, përplasen këmbësoret nënë e bijë! Ndërron jetë 46-vjeçarja
- 16 June, 2024
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Kamëz.
Aksidenti në rrugën ‘Nënë Terëza’, ku B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me këmbësoret nënë e bijë, F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe.
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenti.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ