Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, 19-vjeçari humb kontrollin e makinës – tre të plagosur në spital

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit në aksin rrugor Tiranë-Klos. Një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i tij, një 19-vjeçar me iniciale K.L., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur vetë drejtuesi dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjet në momentin e ngjarjes, shtetasit K.Gj., U.M. dhe F.K. Të gjithë të lënduarit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Ende nuk dihen detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve apo mbi faktorët që çuan në daljen nga rruga të automjetit.