Aksident në Fushë-Krujë, përplasen 2 makina, plagosen babë e bijë! Transportohen drejt spitalit të Traumës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë ku janë përplasur 2 makina dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur babë e bijë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

57 vjeçari Dashamir Tusha dhe vajza e tij e mitur janë transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.