Aksident në Durrës, një person përfundon në spital në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur në Durrës gjatë ditës së sotme, ku një këmbësor 70-vjeçar është goditur nga një automjet, në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.
Sipas burimeve nga Policia, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.