Aksident në Bulqizë, mjeti del nga rruga dhe përplaset me dy makina të tjera


Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy mjete të tjera, e për pasojë dy këmbësorë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë Idajet Gjoka dhe bashkëshortja e tij, të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Idajet Gjoka është jashtë rrezikut për jetën, por bashkëshortja e tij është dërguar te Trauma pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.