Aksident në autostradën Kukës -Milot/ Makina përplas këmbësorin, 63- vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, përgjatë autostradës Kukës–Milot.
Sipas policisë automjeti i drejtuar nga shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur një 63-vjeçar që ishte duke kaluar trafikndarësen dhe për pasojë është plagosur rëndë. Ndërkaq është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot, automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.
I dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.