Aksident me vdekje në autostradën Fier-Lushnje/ Makina përfundon në kanal, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident  ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Fier- Lushnje, ku mjeti tip Golf ka dalë nga rruga në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe ka rënë kanalin kullues, për pasojë ka humbur jetën shoferi 35- vjeçar nga Tirana. Ndërsa dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt dhe ka përfunduar në kanal ku ka gjetur vdekjen.

Policia ka mbërritur menjëherë ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet.