Aksident në aksin Vlorë-Fier/ Mjeti del nga rruga, përfundon në spital shoferi
- 19 May, 2023
Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar, i cili pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit ka dalë nga rruga.
Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50, ku 33-vjeçari me iniciale A. L., duke drejtuar automjetin tip “Ford ”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Nga aksidenti i ndodhur është dëmtuar shoferi 33-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ